Abdixhiku nis rrugëtimin me Grupin e ri Parlamentar: Të bashkuar për LDK-në dhe Republikën

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku, ka mbajtur takimin e parë me Grupin e ri Parlamentar të partisë duke theksuar unitetin, përkushtimin dhe misionin e përbashkët që i bashkon deputetët e kësaj force politike.

“Mes deputetëve të rinj e atyre me përvojë, mes zërit të 171 mijë votuesve tanë, në rrugëtimin e palëkundur për Lidhjen tonë, për Republikën tonë, për qytetarët tanë!”, u shpreh Abdixhiku.

Ai theksoi se ky grup përfaqëson një kombinim të fuqishëm të energjisë së re dhe përvojës institucionale duke e cilësuar si garanci për një opozitë të fuqishme dhe një alternativë të besueshme për qeverisjen e ardhshme të vendit.

Me mesazhin “Një zë, një shtëpi, një qëllim”, Abdixhiku përçoi unitetin e LDK-së në këtë kapitull të ri politik duke rikonfirmuar besnikërinë ndaj qytetarëve dhe synimin për ndërtimin e një Kosove më të drejtë, më demokratike dhe më të zhvilluar. /Kosova.info/


Go to TOP