Kaja Kallas viziton me 8 prill Tiranën, takime me Begajn dhe Ramën
Kaja Kallas, shefe për Politikën e Jashtme të BE-së, do të vizitojë me 8 prill Tiranën, si pjesë e një turi vizitash që ajo do të zhvillojë në Ballkanin Perëndimor.
Ministria e Financave e Kinës konfirmoi tarifat duke i quajtur si reciproke.
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump ka reaguar ashpër ndaj Kinës pas njoftimit të tarifave hakmarrëse ndaj importeve amerikane.
Ai pretendoi se kombi aziatik ishte në “panik” pas deklarimit të tarifave prej 34% për të gjitha mallrat amerikane – në përgjigje të mosmarrëveshjes së tij tregtare në mbarë botën.
“Kina e luajti gabim, ata i pushtoi paniku. E vetmja gjë që ata nuk kanë mundësi të bëjnë!”, shkroi Trump në “Truth Social”.
Kjo vjen pasi Kina njoftoi gjatë ditës një tarifë prej 34% për të gjitha importet amerikane – që do të hyjë në fuqi më 10 prill – si një kundërpërgjigje e drejtpërdrejtë ndaj masave tarifore të presidentit Donald Trump – që ai i quajti si “Dita e Çlirimit”.
Ministria e Financave e Pekinit konfirmoi se detyrimi i ri përputhej me tarifën “reciproke” që Trump kishte vendosur ndaj eksporteve kineze, në fillim të javës.
Për më tepër, Ministria e Tregtisë e Kinës paraqiti planet për të shtrënguar kufizimet e eksportit për elementët e tokës së rrallë – materialet kryesore për çipat gjysmëpërçues dhe bateritë EV – dhe njoftoi synimin e saj për të sfiduar tarifat e SHBA-së përmes Organizatës Botërore të Tregtisë (OBT).
