16 vjet në NATO, Begaj: Shqipëria, anëtare e denjë e aleancës

Presidenti Bajram Begaj, ka përkujtuar se Shqipëria sot feston me krenari 16 vjetorin e anëtarësimit në aleancën më të suksesshme të mbrojtjes kolektive, NATO.

Begaj, në një postim në Facebook, në këto 16 vite Shqipëria ka dëshmuar se është anëtare e denjë e aleancës me kontribute dhe pjesëmarrje aktive në misione dhe operacione të NATO-s. 

“Shqipëria feston sot me krenari 16 vjetorin e anëtarësimit në aleancën më të sukseshme të mbrojtjes kolektive, NATO. Në këto 16 vite Shqipëria ka dëshmuar se është anëtare e denjë e aleancës me kontribute dhe pjesëmarrje aktive në misione dhe operacione të NATO-s”, ka shkruar Begaj në Facebook.

Presidenti tha se Shqipëria do vijojë të jetë e përkushtuar ndaj aleancës euro-atlantike për të  patur një NATO të fortë, të bashkuar dhe solidare. /Kosova.info/


Go to TOP