Liverpool-i gati të heq dorë nga Wataru Endo

Klubi anglez, Liverpool raportohet se është i gatshëm të shqyrtojë oferta mesfushorin japonez Wataru Endo.

Endo duket se gjatë kësaj verë, do të largohet nga ‘Anfield’.

Sipas ‘Sky Deutschland’, klubi anglez do të shqyrtojë ofertat për lojtarin në tregun e kësaj verë.

Në javët e fundit, klubi gjerman, Eintracht Frankfurt thuhet se ka shprehur interesim për Endo, duke bërë një lëvizje konkrete për transferimin e tij.

Drejtuesit e klubit gjerman e shohin mesfushorin me përvojë si një shtesë ideale për të udhëhequr mesfushën e tyre të re sezonin e ardhshëm.

Frankfurti është i gatshëm t’i ofrojë Endo-s një rol titullari, ndërkohë që te Liverpool  ai ka pasur më shumë një rol dytësor.

Mbetet për t’u parë nëse Endo do të rikthehet në Bundesligën gjermane.


Go to TOP