Krasniqi kritikon nivelin e diskutimeve të Kurtit në takimet ndërkombëtare
Albert Krasniqi nga Democracy Plus, ka reaguar ashpër ndaj mënyrës se si kryeministri Albin Kurti zhvillon bisedimet me përfaqësues të vendeve të tjera duke e cilësuar skandaloz nivelin e diskutimit.
Sipas tij, dështimi i Zyrës së Kryeministrit për të identifikuar bashkëbiseduesit është shqetësues, por problemi kryesor mbetet mënyra e përfaqësimit të Kosovës në arenën ndërkombëtare.
Krasniqi e ironizoi konceptin e përfaqësimit me dinjitet, duke thënë se diskutimet e Kurtit nuk i kalojnë ato që ndodhin në çajtoret e lagjeve.
Ai theksoi se kjo është një nga arsyet pse Kosova shpërfillet në skenën ndërkombëtare dhe përfaqësimi i saj po degradon.
Në fund, ai shtoi me ironi se fatmirësisht në këtë takim nuk kishte kërkuar të marrë pjesë edhe Donika Gërvalla. /Kosova.info/
