Në frontin e Ukrainës, ku ushtarët thonë se paqja është shpresë e largët
Trupat ruse po i intensifikojnë sulmet e tyre ndaj pozicioneve ukrainase në vijën e frontit, afër qytetit të Pokrovskut.
Ushtarë ukrainas i kanë thënë projektit të Radios Evropa e Lirë, Current Time, se besojnë që forcat ruse nuk do ta ndalin përparimin e tyre, edhe nëse arrihet një marrëveshje armëpushimi.
Në Rodinske, një qytezë në frontin e luftës, afër Pokrovskut, e cila u sulmua nga dronët, banorët thonë se po mbajnë ende shpresa për paqe.
