Çitaku: Qeveria e Kurtit, vetëm propagandë dhe rritje çmimesh, por pa zhvillim

Nënkryetarja e PDK-së, Vlora Çitaku, ka kritikuar ashpër qeverisjen e Albin Kurtit, duke e akuzuar për mungesë të rezultateve dhe fokusim vetëm në propagandë.

Në një reagim në rrjetet sociale, Çitaku tha se kjo qeveri nuk ka sjellë as zhvillim, as mirëqenie dhe as shpresë, por vetëm rritje çmimesh dhe faturash duke e bërë jetesën më të vështirë për qytetarët.

“Ata mjaftohen duke folur, sepse fjala është e lirë, por përgjegjësia duket se u është e huaj,” u shpreh Çitaku duke theksuar se në çdo sektor të qeverisjes ka stagnim, dështim dhe degradim. /Kosova.info/


Go to TOP