Paga e lartë e Pochettino te SHBA pengesë për rikthim te Tottenham

Mauricio Pochettino, trajneri i kombëtares së Shteteve të Bashkuara të Amerikës, ka pak mundësi të rikthehet te Tottenham Hotspur, pavarësisht spekulimeve të fundit. Arsyeja kryesore mbetet kontrata e tij me ekipin amerikan dhe shuma e lartë e kompensimit që do të duhej për ta larguar.

Ish-trajneri i Tottenham, i cili drejtoi skuadrën londineze nga viti 2014 deri në 2019, ka deklaruar më herët se do të dëshironte një rikthim te “Spurs”. Megjithatë, ai aktualisht fiton 4.6 milionë funta në vit si trajner i SHBA-së dhe çdo shkëputje e kontratës së tij para Kupës së Botës 2026 do të kërkonte një dëmshpërblim rekord.

Sipas raportimeve të BBC Sport, kompensimi për lirimin e tij do të ishte një nga më të mëdhatë në historinë e futbollit, duke e bërë thuajse të pamundur një lëvizje të tillë.

Megjithëse SHBA ka pësuar dy humbje radhazi në Ligën e Kombeve të CONCACAF kundër Panamasë dhe Kanadasë, presioni mbi Pochettin nuk duket aq i madh sa për të çuar në largimin e tij.


Go to TOP