Sorenson takon Listën Serbe dhe Rashiqin: Diskutuam për pozitën e serbëve
Emisari i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Peter Sorensen, ka mbajtur takim me dy partitë serbe të cilat do të jenë pjesë e legjislaturës së re në Kuvendin e Kosovës.
Ai është takuar me përfaqësuesin e Listës Serbe, Zlatan Elek dhe me kryetarin e Partisë për Liri, Drejtësi dhe Mbijetesë, Nenad Rashiq
“Patëm diskutime të mira të ndara me partitë që fituan mandate në zgjedhjet e fundit sipas rezultateve zyrtare, Lista Serbe dhe Partia për Liri, Drejtësi dhe Mbijetesë për pozitën, shqetësimet dhe dëshirat e serbëve të Kosovës në Kosovë”, ka shkruar Sorensen në X. /Kosova.info/
Had good separate discussions with the parties who won seats in the last elections according to the official results @srpskalista and @nenadrasic_zspo about the position, concerns and wishes of the Kosovo Serbs in Kosovo. pic.twitter.com/hmJqM5aBQm
— EUSR for Belgrade-Pristina Dialogue (@EUSR_Dialogue) March 19, 2025
