PDK viziton për ngushëllime familjen Thaçi
Kryetari, Memli Krasniqi, me zyrtarë e anëtarë të Partisë Demokratike të Kosovës, kanë vizituar për ngushëllime familjen Thaçi, ku kanë shprehur dhembje dhe solidaritet.
Po ashtu ata kanë kujtuar figurën e Haxhi Thaçit si një njeri të urtë dhe të përkushtuar për familjen dhe atdheun.
E Krasniqi ka vlerësuar kontributin dhe vlerat e larta njerëzore të Haxhi Thaçit, duke theksuar se ai do të kujtohet gjithmonë me respekt e mirënjohje.
“PDK qëndron pranë familjes Thaçi në këtë kohë zie”. /Kosova.info/
