Tërmkolli: LDK-ja është jeta jonë që nuk falet
Ish-deputetja e LDK-së, Melihate Tërmkolli, ka reaguar ashpër ndaj zhvillimeve brenda partisë duke fajësuar figura të ndryshme për ndarjen dhe dobësimin e saj ndër vite.
Ajo thekson se fillimisht partia u nda nga Fatmir Sejdiu dhe Nexhat Daci, ndërsa më vonë një tjetër përçarje ndodhi me Vjosa Osmanin dhe Lumir Abdixhikun. Sipas saj, kjo ka bërë që LDK-ja të humbasë rrënjët rugoviane dhe për herë të parë anëtarësia të largohet masivisht drejt Vetëvendosjes.
Në reagimin e saj, Tërmkolli shpreh shqetësimin për ndikimet që, sipas saj, vijnë nga projekte dhe agjenda të huaja duke aluduar në fondacione ndërkombëtare dhe faktorë politikë jashtë Kosovës.
“LDK është jeta jonë që nuk falet!” përfundon ajo duke i bërë thirrje anëtarësisë për reflektim. /Kosova.ionfo/
