Syla me mesazh për LDK-në: Lufta brenda llojit është e paskrupullt, lufta kundër llojit e pamëshirshme

Gazetari dhe diplomati Donat Syla ka bërë një reagim me tone kritike në një postim të tij, ku ka theksuar se “lufta brenda llojit është e paskrupullt, ndërsa lufta kundër llojit është e pamëshirshme”.

Ai ka bërë të qartë se ky status lidhet drejtpërdrejt me zhvillimet brenda Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) duke nënkuptuar tensionet dhe përplasjet e brendshme në këtë parti.

Edhe pse nuk përmendi emra konkretë, mesazhi i Sylës vjen në një moment kur brenda LDK-së po zhvillohen debate të ashpra rreth lidershipit, strategjisë elektorale dhe pozicionimit politik për zgjedhjet e ardhshme. /Kosova.info/


Go to TOP