Berisha: Projekti i dekadës së re për LDK-në veçse ka filluar
Anëtari i kryesisë së Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Visar Berisha, ka deklaruar se partia po hyn në një dekadë të re politike, duke theksuar se cikli i vjetër është mbyllur dhe se në tavolinë janë metoda të reja të veprimit.
Në një prononcim publik, Berisha ka theksuar se çdo përpjekje për t’u rikthyer në të kaluarën vetëm sa do ta zbehë energjinë e grumbulluar deri më tani.
Sipas tij, LDK-ja po synon një transformim të thellë duke përqafuar qasje të reja për ta çuar partinë drejt një epoke të re politike dhe elektorale. /Kosova.info/
