Haradinaj: Partneriteti BE-SHBA e rëndësishme për sukseset në Kosovë

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka pritur sot përfaqësuesin special të BE-së për dialogun, Peter Sørensen.

Në një postim në ‘Facebook’, Haradinaj u shpreh se në atë takim ka çmuar rolin e tij dhe të BE-së në dialogun Kosovë-Serbi.

“Po ashtu theksova rëndësinë e partneritetit BE-ShBA për sukseset në Kosovë dhe regjion”, ka nënvizuar Haradinaj.

“Prita sot Përfaqësuesin Special të BE-së për dialogun, z. Peter Sørensen. Në takim çmova rolin e tij dhe të BE-së dhe po ashtu theksova rëndësinë e partneritetit BE-ShBA për sukseset në Kosovë dhe regjion”, ka shkruar Haradinaj. /Kosova.info/


Go to TOP