Krasniqi ngushëllon për ndarjen nga jeta të Haxhi Thaçit: Një shtyllë e vlerave atdhetare

Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, ka shprehur ngushëllimet e tij të thella për ndarjen nga jeta të Haxhi Thaçit, babait të Presidentit Hashim Thaçi.

“Me dhembje të thellë mora lajmin për ndarjen nga jeta të Haxhi Thaçit. Sot, pas një beteje të gjatë me sëmundjen, nuk u shua vetëm një njeri, por një baba që i dha Kosovës një çlirimtar, një burrë që me përkushtimin dhe edukatën e tij ndihmoi në lindjen e një epoke të re për kombin tonë,” ka shkruar Krasniqi.

Ai i ka dërguar ngushëllimet më të sinqerta familjes Thaçi dhe gjithë kombit shqiptar, duke e vlerësuar Haxhi Thaçin si një figurë të urtë dhe fisnike, e cila la pas një trashëgimi të pavdekshme.

“U prehtë në paqe,” përmbylli ai mesazhin e tij. /Kosova.info/


Go to TOP