Mihali uron Rexhep Selimin për ditëlindje: Çlirimtar prej së vërteti
Anëtarja e Lëvizjes Vetëvendosje, Dejona Mihali, ka uruar për ditëlindje ish-komandantin e UÇK-së dhe ish-deputetin, Rexhep Selimi, i cili sot mbush 54 vjet.
Në mesazhin e saj, Mihali e ka cilësuar Selimin si një prej figurave më të shquara të luftës për çlirimin e Kosovës, duke theksuar se ai ka mbrojtur historinë pa bujë e pa kërkuar lavdi.
“Të presim sa më parë për ta rifilluar aktivitetin aty ku ta ndërprenë padrejtësisht,” ka shkruar ajo, duke nënkuptuar rikthimin e Selimit në jetën publike dhe politike.
Selimi, një nga figurat kyçe të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, aktualisht po përballet me procese gjyqësore në Hagë, ndërsa përkrahësit e tij vazhdojnë ta konsiderojnë atë si simbol të luftës për liri. /Kosova.info/
