Rama: Ambulanca në Mramor rinovohet dhe pajiset me inventar të ri

Ambulanca e Mjekësisë Familjare në Mramor ka përfunduar procesin e renovimit dhe është pajisur me inventar të ri, duke ofruar kushte më të mira për pacientët dhe stafin mjekësor.

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, njoftoi për këtë investim, duke theksuar se puna për përmirësimin e infrastrukturës shëndetësore do të vazhdojë edhe në qendrat e tjera shëndetësore të kryeqytetit.

“Po vazhdojmë me renovimin dhe inventarizimin edhe në qendrat e tjera shëndetësore, për t’u siguruar që çdo qytetar të marrë shërbime në kushte sa më të mira,” u shpreh Rama.

Ky projekt është pjesë e një angazhimi më të gjerë për përmirësimin e sistemit shëndetësor publik në Prishtinë, duke garantuar standarde më të larta të shërbimeve për komunitetin. /Kosova.info/


Go to TOP