Ranë në kontakt me rrymën, shkolla thotë se nuk mund ta kishte parashikuar

Një incident ka ndodhur sot në shkollën “Eqrem Çabej” në Mitrovicë. Tre nxënës të kësaj shkolle ranë në kontakt me rrymën elektrike, por Drejtoria e kësaj shkolle raporton se gjendja e tyre është stabile, pa pasoja dhe tashmë ata janë në shtëpitë e tyre.

Në reagimin e kësaj shkolle rreth këtij rasti, thuhet se pas hetimeve nga ekspertët, u konstatua se shkolla nuk mund ta kishte parashikuar këtë ngjarje, pasi problemi është shkaktuar nga instalimi i derës së hekurt para 20 vitesh dhe problemi ka qenë tërësisht brenda murit, gjegjësisht e pamundur të vërehet nga jashtë.

“Shkolla ka marrë të gjitha masat e nevojshme për të siguruar një mjedis të sigurt për nxënësit dhe stafin. Ne do të vazhdojmë të punojmë ngushtë me autoritetet për të siguruar që diçka e tillë të mos ndodhë më”, thuhet në njoftimin e kësaj shkolle rreth rastit.

Kanë thënë se do të vazhdojnë të punojnë për përmirësimin e infrastrukturës dhe sigurisë në shkollë për një mjedisin sa më të sigurt për të gjithë. /Kosova.info/


Go to TOP