Osmani uron Tasoulas-in për zgjedhjen e tij president të Greqisë
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka uruar Konstantinos Tasoulas-in për inaugurimin e tij si President i Republikës së Greqisë.
Përmes një postimi në platformën ‘X’, presidentja Osmani ka shkruar se Kosova dhe Greqia vazhdojnë të ndërtojnë ura miqësie.
Duke i uruar atij një mandat të suksesshëm në të ardhmen, presidentja e vendit ka deklaruar se është e gatshme për të punuar së bashku për të shfrytëzuar mundësi të reja për bashkëpunim me përfitim reciprok.
“Urime Konstantinos Tasoulas për inaugurimin e tij si President i Republikës së Greqisë! Ndërsa Kosova dhe Greqia vazhdojnë të ndërtojnë ura miqësie, ne mezi presim të punojmë së bashku për të shfrytëzuar mundësi të reja për bashkëpunim me përfitim reciprok. Duke i uruar atij një mandat të suksesshëm në të ardhmen”, ka shkruar Osmani. /Kosova.info/
Congratulations to Konstantinos Tasoulas on his inauguration as President of the Hellenic Republic!
— Vjosa Osmani (@VjosaOsmaniPRKS) March 13, 2025
As Kosovo and Greece continue to build bridges of friendship, we look forward to working together to seize new opportunities for mutually-beneficial cooperation. Wishing him a…
