Profesori amerikan me ligjëratë në UP, jep informacione edhe për bursa

Eksperti ligjor nga Shkolla e Drejtësisë Dedman në Universitetin Southern Methodist në Dallas të Teksasit do të jetë në Prishtinë më 17 të këtij muaji, ku do të ligjerojë para studentëve të Universitetit të Prishtinës, në Fakultetin Juridik.

Kjo u bë e ditur në njoftimin e shpërndarë nga UP-ja që tregojnë se në këtë ligjëratë, profesori Camp, do të analizojë rolin kritik që luajnë avokatët për mbështetjen e sundimit të ligjit në Shtetet e Bashkuara, me një fokus të veçantë te detyrimet dhe përgjegjësitë etike të tyre.

“Përveç ligjëratës, profesori Camp do të paraqesë informacione të vlefshme në lidhje me mundësitë e bursave për studime të avancuara në Shtetet e Bashkuara, duke ofruar udhëzime për ata që janë të interesuar të ndjekin studime juridike jashtë vendit”, njofton UP-ja. /Kosova.info/


Go to TOP