Muharremi: As Kurti dhe as opozita s’i kanë votat për qeveri stabile, duhet kompromis dhe bashkëpunim
Analisti Shenoll Muharremi ka deklaruar se as Lëvizja Vetëvendosje dhe as opozita nuk i kanë votat e nevojshme për të formuar një qeveri të qëndrueshme pas zgjedhjeve të 9 shkurtit.
Ai thekson se Kurti nuk po e pranon mungesën e votave, por as opozita nuk e ka një shumicë të garantuar. “Po të kishte votat e nevojshme (61), na kish treguar të gjithëve. Prandaj thotë ‘të presim certifikimin’, sepse nuk i ka”, shprehet Muharremi.
Sipas tij, llogaritjet aktuale tregojnë se LVV ka 48 mandate, plus një deputet nga komunitetet joshumicë dhe 6 vota nga pakicat, duke çuar numrin e sigurt në 55. Edhe opozita, sipas tij, ka rreth 56 vota të sigurta. Në këtë situatë, ai thekson se për të formuar një qeveri, duhet kompromis dhe bashkëpunim, ndërsa për një qeveri stabile dhe kompetente, kërkohet edhe sakrifikimi i postit të Kryeministrit. /Kosova.info/
