Ushtarët italianë të KFOR-it patrullojnë në vijat kufitare administrative
Ushtarët italianë të Batalionit të Forcës Rezervë Operacionale (ORF) të misionit KFOR, të udhëhequr nga NATO, zhvilluan patrulla përgjatë Vijave Kufiri Administrativ (ABL).
Në një postim në ‘Facebook’, KFOR-i bën të ditur se ky aktivitet patrullues ka si qëllim garantimin e sigurisë në këtë rajon.
“Aktivitetet patrulluese si të motorizuara ashtu edhe në këmbë, kanë si qëllim garantimin e sigurisë dhe ruajtjen e prezencës konstante në zonë”, thuhet në njoftim. /Kosova.info/
Prev Post
Bie `X` tri herë nga sistemi gjatë ditës
