Bajrami: Rinumërimi dhe hetimi forcojnë integritetin e zgjedhjeve

Nënkryetarja e LDK-së, Hykmete Bajrami, ka kërkuar transparencë të plotë në procesin zgjedhor duke theksuar se çdo votë duhet të rinumërohet dhe çdo dyshim të hetohet me vendosmëri.

“Le të rinumërohet secila votë, le të hetohet secili dyshim, le të verifikohet çdo gjë. Ne kemi institucione të thirrura për këtë punë, andaj askush nuk duhet të frikësohet nga rinumërimi dhe hetimi,” ka deklaruar Bajrami duke bërë thirrje për zbardhjen e çdo parregullsie.

Ajo ka nënvizuar se vetëm përmes një procesi të drejtë dhe transparent mund të forcohet besimi i qytetarëve në zgjedhje dhe demokraci.

“Për LDK-në, vullneti i qytetarëve është i shenjtë dhe kushdo që ka tentuar ta devijojë atë, vendin e ka në burg,” ka shtuar ajo.

Në fund, Bajrami ka ftuar të gjithë anëtarët dhe përkrahësit e LDK-së që të angazhohen për mbrojtjen e vlerave demokratike dhe rikthimin e partisë si forcën e parë politike në vend. /Kosova.info/


Go to TOP