Shenoll Muharremi analizon skenën politike: Krizë institucionale dhe mungesë vullneti për qeveri të re

Analisti Shenoll Muharremi ka komentuar zhvillimet e fundit politike në vend duke vlerësuar se aktualisht nuk ka vullnet të qartë për krijimin e një qeverie të re pas zgjedhjeve të 9 shkurtit.

Sipas tij, pozicionimi i partive politike po bazohet më shumë në vija të kuqe sesa në bashkëpunim për formimin e institucioneve.

Muharremi thekson se LVV po tenton të krijojë një narrativë për delegjitimimin e procesit zgjedhor, duke e zhagitur certifikimin e rezultateve, ndërsa opozita po tregon hezitim për të bashkëpunuar në një qeveri të re.

“PDK po e preferon më shumë shkuarjen në zgjedhje të reja, ndërsa LDK po qëndron e disiplinuar duke pritur momentin e saj për të kërkuar postin e kryeministrit,” ka deklaruar ai.

Analisti paralajmëron se nëse nuk ndryshojnë qëndrimet e partive, Kosova mund të përballet me një krizë të gjatë institucionale. /Kosova.info/


Go to TOP