Lëshohet për qarkullim autostrada Vermicë-Prishtinë
Është lëshuar për qarkullimin e automjeteve autostrada Vërmicë-Prishtinë, e cila ishte jashtë funksionit për shkak të shembjes së dheut, mëngjesin djeshëm. Lajmin e ka bërë të ditur ministria e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës.
Në njoftimin e ministrisë thuhet se ekipet kanë punuar pa ndërprerë për largimin e sasive të mëdha të dheut të shembur në këtë pjesë të autostradës, edhe pse shembje kishte pasur edhe gjatë ditës së sotme. /Kosova.info/
Prev Post
Kosova pa asnjë kontratë lobimi në SHBA
