Ismaili: Marre të akuzohet diaspora për hajni, vjedhja e vërtetë ndodhi me votat e ambasadave

Ish-deputeti Fisnik Ismaili ka reaguar pas akuzave për manipulime me votat e diasporës, ku djalit të heroit Sali Çekaj, Adrian Çekajt, i janë atribuuar një numër i madh votash nga mërgata.

Në një postim në rrjetet sociale, Ismaili ka mbrojtur diasporën duke e quajtur të turpshme akuzën ndaj votuesve që mbështetën Çekajn duke kujtuar edhe përvojën e tij si bashkëluftëtar i Sali Çekajt gjatë luftës.

“Me i marrë djali i heroit Sali Çekaj kaq shumë vota në diasporë, nuk është as rastësi, e edhe ma hiç hajni!”, ka shkruar Ismaili.

Ai ka treguar për përkushtimin dhe respektin që heroi Çekaj kishte për ushtarët duke theksuar se dashuria e diasporës për të është trashëguar te djali i tij.

“MARRE është me e akuzue për hajni diasporën që i kanë dhanë votë djalit të Sali Çekajt. MARRE DAHA MA E MADHE është me e përdorë këtë për me e mbulue hajninë e vërtetë që ka ndodhë me votat e ambasadave, që shihet prej aeroplanit se janë vjedhë,” ka përfunduar Ismaili. /Kosova.info/


Go to TOP