Hysen Sali Çekaj: Ata që dikur kërkonin mbështetjen tonë, sot po baltosin emrin e familjes Çekaj

Hysen Sali Çekaj, djali i heroit Sali Çekaj, ka reaguar ashpër ndaj atyre që sipas tij po përpiqen të njollosin emrin e familjes së tij dhe votën e mërgatës shqiptare.

Përmes një postimi publik, Çekaj ka thënë se disa persona që dikur përdornin emrin e babait të tij për fushata dhe kërkonin mbështetjen e familjes për votat e mërgatës, sot po përpiqen ta baltosin emrin e tyre. Ai ka theksuar se ka refuzuar të jetë kandidat për deputet në lista të tjera, duke deklaruar se ka lindur në LDK dhe do të vazhdojë të qëndrojë në këtë parti.

“Unë besoj se kemi jetë edhe jashtë politikës, edhe fytyrë; dhe mbi të gjitha dinjitet! Vazhdojmë ballëhapur drejt kthimit të LDK-së si parti kryesore, aty ku e ka vendin!”, ka shkruar Çekaj. /Kosova.info/


Go to TOP