Filloi numërimi i fletëvotimeve nga votimi përmes postës

Në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve vazhdon procesi i numërimit të fletëvotimeve nga votimi jashtë Kosovës.

Zëdhënësi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Valmir Elezi, për RTKLive ka konfirmuar se në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve është duke vazhduar numërimi i vendvotimeve të fundit nga votimi në përfaqësi diplomatike dhe tani kemi filluar edhe numërimin e fletëvotimeve nga votimi përmes postës.

Nga përditësimi që është bërë sot në orën 07:59, janë numëruar 93.02% e vendvotimeve nga votimi në përfaqësi diplomatike.


Go to TOP