Cakolli: Qeveria ushtron kompetencat deri në certifikimin e rezultateve, ministrat e zgjedhur deputetë duhet të japin dorëheqje

Eksperti i zgjedhjeve nga Demokracia në Veprim (DnV), Eugen Cakolli, ka sqaruar se mandati i Qeverisë lidhet drejtpërdrejt me mandatin e Kuvendit, i cili përfundon me certifikimin e rezultateve të zgjedhjeve dhe jo me përmbushjen e katër viteve nga konstatimi i Kuvendit më 22 mars.

Sipas tij, Qeveria aktuale vazhdon të ushtrojë të gjitha kompetencat kushtetuese deri në certifikimin e rezultateve nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ).

“Anëtarët e kabinetit qeveritar që janë zgjedhur deputetë duhet të japin dorëheqje para certifikimit të rezultateve. Vetëm pas kësaj, Qeveria kalon në statusin e ‘Qeverisë në detyrë’, derisa të formohet Qeveria e re”, ka deklaruar Cakolli. /Kosova.info/


Go to TOP