Osmani uron Kuvajtin për ditën e pavarësisë: Të forcojmë partneritetin!
Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka uruar Lartmadhërinë Emirin e Kuvajtit, Princin e Kurorës dhe popullin e Shtetit të Kuvajtit për Ditën Kombëtare të Pavarësisë.
Ajo ka shprehur dëshirën që partneriteti mes Kosovës dhe Kuvajtit, si dhe lidhjet e respektit të ndërsjellë, të vazhdojnë të forcohen, duke sjellë progres dhe mirëqenie për të dy popujt.
“Urime Lartësisë së Tij Emirit Sheikh Mishal Al-Ahmad Al-Jaber Al-Sabah, Princit të Kurorës Sheikh Sabah Al-Khaled Al-Hamad Al-Sabah dhe popullit të shtetit të Kuvajtit në Ditën e tyre Kombëtare. Le të vazhdojë të forcohen partneriteti midis vendeve tona dhe lidhjet e respektit të ndërsjellë, duke nxitur përparimin dhe mirëqenien për njerëzit tanë”, ka shkruar presidentja Osmani në platformën X. /Kosova.info/
Congratulations to His Highness Emir Sheikh Mishal Al-Ahmad Al-Jaber Al-Sabah, Crown Prince Sheikh Sabah Al-Khaled Al-Hamad Al-Sabah, and the people of the State of Kuwait on their National Day.
— Vjosa Osmani (@VjosaOsmaniPRKS) February 25, 2025
May the partnership between our countries and the bonds of mutual respect continue… pic.twitter.com/HnLc0P3Sl3
