Shqipëria i bashkohet Kosovës për trajnim ushtarak të ukrainasve
Shqipëria është bërë vendi i trembëdhjetë që i bashkohet Operacionit Interflex, programit trajnues me bazë në Mbretërinë e Bashkuar për personelin ushtarak ukrainas, të cilit Kosova i ishte bashkuar qysh në start të tij.
Kjo u bë e ditur përmes mkë njoftimit të Ministrisë së Mbrojtjes së Mbretëeisë së Bashkuar në rrjetin social X.
Kjo ministri njoftoi se Shqipëria i është bashkuar programit Interflex, duke u bërë kështu vendi i 13-të pjesëmarrës.
Përkrah Mbretërisë së Bashkuar, programi veçse përfshin vendet si Kosova, Australia, Zelanda e Re, Kanadaja, Danimarka, Norvegjia, Suedia, Finlanda, Holanda, Estonia, Lituania dhe Rumania.
“Mbretëria e Bashkuar dhe partnerët e saj do të vazhdojnë të qëndrojnë me Ukrainën për sa të jetë e nevojshme”, u tha në këtë postim. /Kosova.info/
Albania is the 13th nation to join the UK-led Operation Interflex.
— Ministry of Defence 🇬🇧 (@DefenceHQ) February 25, 2025
🇬🇧🇦🇱🇦🇺🇨🇦🇩🇰🇫🇮🇪🇪🇽🇰🇱🇹🇳🇱🇳🇿🇳🇴🇷🇴🇸🇪
The UK and its partners will continue to #StandWithUkraine for as long as it takes. 🇺🇦 pic.twitter.com/L15hdSgMJA
