Haxhiu: Fokusi ynë, përmbushja e përgjegjësive e rezultatet e prekshme

Drejtuesit e agjencive, asaj për Menaxhimin e Pasurisë së Sekuestruar dhe Konfiskuar, Ndihmës Juridike Falas, Avokaturës Shtetërore, Inspektoratit dhe Shërbimit Sprovues, ishin mysafirë në zyrë të ministres në detyrë Albulena Haxhiu.

Me drejtuesit e këtyre agjencive që janë në kuadër të Ministrisë së Drejtësisë, Albulena Haxhiu,  si drejtuese e këtij institucioni, bashkë me vartësit e saj, Blerim Sallahu dhe Vigan Qorolli.

“Në këto takime, diskutuam në detaje realizimin e objektivave të përcaktuara, planet për të ardhmen dhe performancën e secilit institucion dhe drejtues. Me angazhimin e përkushtuar të secilit, fokusi ynë mbetet tek përmbushja e përgjegjësive dhe realizimi i rezultateve konkrete të prekshme, duke u siguruar po ashtu që institucionet janë në shërbim të qytetarëve”, ka shkruar Haxhiu. /Kosova.info/


Go to TOP