Muharremi: Lëvizja Vetëvendosje ka fituar respektin për legjitimitetin e saj
Analisti Shenoll Muharremi ka theksuar rëndësinë e respektit për Lëvizjen Vetëvendosje (LVV), duke e njohur legjitimitetin e saj pas fitimit të një numri të madh votash në zgjedhje.
Ai ka vlerësuar se, pavarësisht shumë kritikave ndaj mënyrës së qeverisjes dhe politikave të majta, LVV e ka arritur legjitimitetin më të madh në vend në këtë moment.
Muharremi theksoi se, si çdo parti që fiton, LVV meriton respektin për suksesin në zgjedhje, edhe pse mund të ketë mosmarrëveshje për çështje si ekonomia, diplomacia dhe arsimi, të cilat janë tema për debat publik.
Ai theksoi se demokracia është për të respektuar rezultatin zgjedhor duke e pranuar se, ndonëse mund të mos pëlqehen disa aspekte, respekti dhe dinjiteti janë thelbësor për zhvillimin e një shoqërie demokratike. /Kosova.info/
