Ekipi i T7 kërcënohet dhe pengohet në Pejë, menaxheri i QNR-së sulmon verbalisht gazetarët

Një incident shqetësues ka ndodhur sot në Qendrën e Numërimit në Pejë, ku ekipi i Televizionit T7 është kërcënuar dhe penguar në kryerjen e detyrës së tyre. Gazetarja Arianitë Zhegrova dhe kameramani Gjens Karaqi janë përballur me fyerje dhe kërcënime nga menaxheri i qendrës, Abdurrahim Haxhisefa, i cili madje ka kërcënuar me thyerjen e kamerës së ekipit të televizionit.

Ngjarja ndodhi teksa ekipi i T7 po raportonte mbi vështirësitë e mëdha që po shoqërojnë procesin e numërimit në këtë qendër.

Situata bëhet edhe më alarmante pasi gjithçka ndodhi në praninë e kryesuesit të KQZ-së, Kreshnik Radoniqi, i cili nuk mori asnjë masë për të ndaluar incidentin apo për të mbrojtur gazetarët. /Kosova.info/


Go to TOP