Veliu: Të ruajmë Kosovën dhe miqtë tanë, në frymën e Rugovës
Ish deputeti i LDK-së, Agim Veliu, ka uruar 17-vjetorin e Pavarësisë së Kosovës, duke rikujtuar sakrificën dhe përpjekjet për lirinë dhe shtetndërtimin e vendit.
Në mesazhin e tij, Veliu ka veçuar rolin e presidentit historik, Dr. Ibrahim Rugova, si at i shtetit të pavarur dhe demokratik të Kosovës duke theksuar përkushtimin e tij për afirmimin ndërkombëtar të vendit dhe ndërtimin e marrëdhënieve të forta me Perëndimin, veçanërisht me Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Ai ka rikujtuar mesazhin e Rugovës duke theksuar rëndësinë e ruajtjes së miqve dhe aleatëve të Kosovës: “Shtëpia nuk mbahet pa miq!”.
“Ta ruajmë Kosovën! T’i ruajmë miqtë dhe aleatët tanë! Zoti e bekoftë Kosovën!” përfundon mesazhin e tij Agim Veliu në këtë përvjetor të rëndësishëm për vendin. /Kosova.info/
