Geci: Koalicioni PDK-VV, një iluzion i opozitës së dëshpëruar

Aktivisti i çështjes kombëtare, Halil Geci, ka reaguar ashpër ndaj pretendimeve për një bashkëpunim mes Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) dhe Lëvizjes Vetëvendosje (VV) duke i quajtur ato një “iluzion të disa zuzarëve të opozitës së dëshpëruar”.

Ai ka kritikuar ashpër zërat, kryesisht nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), të cilët për vite kanë promovuar idenë se një koalicion mes VV-së dhe PDK-së është i pashmangshëm. Geci ka theksuar se këto pretendime janë rrëzuar plotësisht nga realiteti politik.

“Dikur, disa analistë të lagjeve dhe zuzarë politikë më thoshin se Glauk Konjufca, në Hagë, ishte marrë vesh me Rexhep Selimin dhe Hashim Thaçin për ta bërë koalicionin VV-PDK një fakt të kryer. Ku janë tani? Pse nuk po ndodh koalicioni?”, ka deklaruar Geci.

Sipas tij, PDK-ja ka kërkuar disa herë një koalicion me VV-në, por Albin Kurti e ka refuzuar kategorikisht. “PDK-ja e pret me padurim një ftesë për pushtet, por ai moment nuk do të vijë kurrë,” ka theksuar ai.

Në përfundim, Geci ka akuzuar opozitën për manipulim të opinionit publik dhe ka shprehur bindjen se qytetarët do t’i ndëshkojnë në zgjedhjet e ardhshme ata që kanë ndërtuar karrierën mbi mashtrime politike. /Kosova.info/


Go to TOP