Kurti udhëton për në Munih, do të merr pjesë në Konferencën e Sigurisë
Kryeministri në detyrë, Albin Kurti ka udhëtuar sot për në Munih të Gjermanisë për të marrë pjesë në konferencën tre ditore të sigurisë `Munich Security Conference 2025`.
Përveç Kurtit, edhe presidentja Vjosa Osmani sot ka udhëtuar për të marrë pjesë në këtë forum, i cili cilësohet si ndër më prestigjiozët globalisht për çështjet e sigurisë dhe politikës së jashtme.
Nuk është bërë e ditur agjenda e kryeministrit Kurti përgjatë qëndrimit atje, teksa kjo konferencë do të zë vend në datat 14 – 16 shkurt. /Kosova.info/
