Bajra: Opozita nuk e rrit elektoratin nëse pushteti nuk dërgon mesazhe të gabuara
Profesori universitar Ujkan Bajra ka analizuar skenën politike në Kosovë duke theksuar se çdo parti që merr pjesë në zgjedhje synon ndërtimin e institucioneve dhe se mbetja në opozitë është zgjedhja më e lehtë, por me pasoja afatgjata.
Ai përmendi shembullin e LDK-së, e cila nga 47 deputetë pas luftës ra në vetëm 15 pas dy dekadash duke argumentuar se opozita nuk e rrit elektoratin nëse pushteti nuk dërgon mesazhe të gabuara për publikun.
Sipas Bajrës, edhe përballë korrupsionit të dukshëm dhe dështimeve investive, votuesit nuk ndryshojnë domosdoshmërisht orientimin politik, pasi besimi në pushtet kërkon më shumë kohë për t’u lëkundur.
Ai shton se gabimi më i madh është refuzimi i bashkëqeverisjes me subjekte shtetformuese për shkak të egos personale duke theksuar nevojën për njerëz jo-klientelistë në procesin politik. /Kosova.info/
