Morina: Rënia e shpejtë e Vetëvendosjes, iluzioni i 500 mijë votave u rrëzua
Gazetari Idriz Morina ka analizuar rënien e mbështetjes për Lëvizjen Vetëvendosje (LVV), duke theksuar se partia ka humbur midis 20-26% të elektoratit, duke rënë nga 50% në 37-40%. Sipas tij, kjo dëshmon se pretendimi për 500 mijë vota ishte thjesht një iluzion i ndjenjës së madhështisë.
Morina kritikon ashpër pseudoanalistët e afërt me LVV-në, duke i akuzuar se kanë çuar injorancën politike në kulm. Ai thotë se këta individë kanë ushqyer ‘analistët’ e rrjeteve sociale me materiale të pabaza, duke ndikuar negativisht në nivelin e debatit intelektual në vend.
Sipas tij, përkrahësit e LVV-së nuk kanë duruar debatet për të vërtetën e marrëveshjeve duke imituar një tjetër grup analistësh që supozonin se LVV kishte qëllim të kthente nga Haga të akuzuarit për krime lufte.
Morina vlerëson se këto qasje kanë ndikuar në përkeqësimin e perceptimit publik ndaj partisë dhe rënien e saj të shpejtë në sondazhe. /Kosova.info/
