Ukaj: Kujtim Shala, një vlerë e madhe për LDK-në dhe Kosovën
Publicisti Ndue Ukaj ka vlerësuar lart kontributin e Kujtim Shalës në politikë dhe kulturë, duke e cilësuar atë si një pasardhës besnik të trashëgimisë politike të Ibrahim Rugovës.
Ukaj e ka përshkruar Shalën si një politikan të urtë, shkrimtar të shquar dhe studiues me ndjeshmëri të veçantë krijuese.
Sipas tij, Kosova ka nevojë për vizionin dhe frymën që përfaqëson Shala duke theksuar se vota për të është një votë për më shumë patriotizëm, kulturë dhe dije në politikë. /Kosova.info/
