Lutfi Haziri: Falënderim deri në përulje 8.000 rugovistëve të Gjilanit për manifestimin më të madh politik

Gjilani përjetoi një tubim historik politik, ku mbi 8.000 qytetarë dolën për të mbështetur Lidhjen Demokratike të Kosovës (LDK) dhe kandidatin për kryeministër, Lumir Abdixhikun. Ish-kryetari i Gjilanit dhe kandidat për deputet, Lutfi Haziri, shprehu mirënjohjen e tij të thellë për këtë manifestim madhështor.

“Kështu, në mënyrë madhështore, solemne dhe me plot dashuri, siç dinë gjilanasit e mi, e mirëpritëm kryeministrin tonë në ardhje dhe mikun tim, Dr. Lumir Abdixhiku,” tha Haziri, duke e cilësuar këtë si momentin më emocional dhe vlerësues të karrierës së tij elektorale.

Ai theksoi se ky besim nuk e bën atë dhe kolegët e tij më kryelartë, por më të përulur dhe më të përkushtuar për punën e tyre. Haziri i bëri homazh presidentit historik Ibrahim Rugova, duke u zotuar se do të jenë gardianë të projekteve zhvillimore të Gjilanit.

“Do të mbetem gjithmonë, Lut4 juaj!” përfundoi Haziri, mes duartrokitjeve të rugovistëve të mbledhur për këtë manifestim politik. /Kosova.info/


Go to TOP