Gjilani mobilizohet për LDK-në – Abdixhiku: Fitorja është vetëm 3 ditë larg

Gjilani u bë epiqendra e entuziazmit elektoral të LDK-së sonte, ku lideri i partisë, Lumir Abdixhiku, dha një mesazh të qartë për fitoren e 9 shkurtit. Sheshi i qytetit u mbush me mbështetës, në një atmosferë të zjarrtë që Abdixhiku e quajti kulminacionin e një momentumi popullor në rritje.

“Gjilani foli për fitoren tonë të madhe! Vetëm 3 ditë na ndajnë nga dita kur do t’i japim fund stagnimit dhe do ta çojmë Kosovën përpara,” tha Abdixhiku duke ftuar qytetarët të angazhohen maksimalisht për ditët e fundit të fushatës. Ai theksoi se çdo votë për LDK-në është një hap drejt një Kosove më të drejtë, të zhvilluar dhe të fortë.

Një falënderim i veçantë shkoi për Lutfi Hazirin, i cili organizoi këtë spektakël elektoral, si dhe për kandidatët e LDK-së nga Gjilani: Lutfi Haziri, Lirije Kajtazi, Valentina Bunjaku Rexhepi, Avdyl Aliu, Bardhyl Syla dhe Besim Guda.

“Fitorja na pret të dielën, më 9 shkurt! LDK është e ardhmja, dhe 124 është numri ynë,” përfundoi Abdixhiku mes brohoritjeve të mbështetësve. /Kosova.info/

Go to TOP