Abdixhiku në Podgur të Pejës: LDK është themeli i Dukagjinit dhe e ndjemë qartë sonte
Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, ka mbajtur një tubim entuziast në Podgur të Pejës, ku u prit nga një numër i madh përkrahësish. Në fjalën e tij, Abdixhiku theksoi lidhjen e pandashme mes Lidhjes Demokratike të Kosovës dhe Dukagjinit duke e cilësuar këtë rajon si një shtyllë të fortë të partisë.
“Zemra e Dukagjinit po rreh më fort se kurrë! Peja asnjëherë nuk ka qenë spektator! LDK-ja është themeli i Dukagjinit, dhe Dukagjini është vet themeli i LDK-së,” deklaroi ai.
Ai falënderoi Gazmend Muhaxherin për organizimin e tubimit dhe shprehu mbështetje për kandidatët e LDK-së nga kjo zonë, duke përfshirë Kujtim Shalën, Besa Gaxherrin, Xhenet Syka Kelmendin, Fatmir Asllanin, Sadri Berishën, Albulena Mujaj Bajraktarin dhe Rexhep Kurtbogajn.
Në përmbyllje, Abdixhiku u shpreh i bindur për një fitore të madhe të LDK-së në zgjedhjet e 9 shkurtit. /Kosova.info/
