Koalicioni për Familjen në Vushtrri: Mbrojtja e familjes në fokus

Koalicioni për Familjen ka vazhduar fushatën e tij zgjedhore në qytetin e Vushtrrisë, ku liderët e koalicionit kanë prezantuar programin e tyre qeverisës. Ata theksuan angazhimin e tyre për ruajtjen e vlerave dhe traditave të familjes, duke ofruar mbështetje konkrete për qytetarët dhe familjet kosovare.

Fushata zgjedhore e Koalicionit për Familjen ka vazhduar në qytetin e Vushtrrisë.

Kryesuesi i listës për deputet, Eman Rrahmani, duke folur për programin qeverisës që ofron ky koalicion, tha se misioni i tyre është ruajtja e vlerave dhe traditave të familjes.

Kryetari i Partisë së Drejtësisë, Ferid Agani, u shpreh se programi i tyre ka për qëllim përmirësimin e jetës së çdo qytetari.

Edhe Selim Pacolli nga AKR, theksoi se kauza e këtij koalicioni është mbrojtja e familjes.

Kandidati tjetër për deputet nga Koalicioni për Familjen, Fatmir Smajli, tha se asgjë nuk mund të ketë kuptim nëse familja nuk ka vlerë.


Go to TOP