Kurti takon ambasadorin e ri të Jordanisë, rikonfirmon marrëdhënieve dhe ndihmën për Gazën

Takimi tjetër bilateral i Kryeministrit të Republikës së Kosovës, Albin Kurti ditën e sotme ishte me ambasadorin e ri jo-rezident të Jordanisë, Hazem Issam El-Khatib Al-Tamimi, të cilin e priti bashkë me Zëvendësministrin e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Kreshnik Ahmeti. 

Duke e uruar për detyrën e re, kryeministri Kurti shprehu vlerësimin për marrëdhëniet gjithnjë e në ngritje mes Kosovës dhe Jordanisë. Ai e njoftoi ambasadorin për arritjet e vendit tonë në zhvillimin ekonomik, rishpërndarjen e rritjes ekonomike drejt qytetarëve, krahas shumë të arriturave të tjera, që kanë ardhur përkundër sfidave të sigurisë që i kemi pasur nga fqinji ynë verior përfshirë sulmet e vazhdueshme ndaj shtetit tonë. 

Në vijim, kryeministri e njoftoi gjithashtu ambasadorin edhe për vendimin e sotëm të qeverisë, ku në mbledhjen e 247-të ndamë gjysmë milioni euro për ta ndihmuar popullin palestinez në Gaza. /Kosova.info/


Go to TOP