Lajçak takon pasardhësin e tij për dialog, Sorensen

Ish-emisari i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, ka takuar pasardhësin e tij për çështjen e dialogut Kosovë-Serbi, diplomatin danez, Peter Sorensen.

Në një postim në platformën ‘X’, Lajçak shprehet se është i gëzuar që ishte takuar me pasardhësin e tij, të sapoemëruar nga BE, Peter Sorensen.

Ai me këtë rast bëri të ditur se takimi kishte të bënte me pranim dorëzimin e aktivitetit për dialog, me synimin, që, siç u shpreh Lajçak, të sigurohet tranzicion të qetë.

“Gëzohem që takohem me pasardhësin tim të sapoemëruar si emisar i BE-së për dialog, Peter Sorensen sot. Takimet tona të pranim-dorëzimit janë në lëvizje të plotë për të siguruar një tranzicion të qetë”, ka shkruar Lajçak. /Kosova.info/


Go to TOP