Muharremi: Skënderaj i dha një dhuratë të çmuar Kurtit, LVV përfiton nga fokusimi te komandantët

Analisti Shenoll Muharremi ka komentuar zhvillimet politike dhe strategjitë e përdorura gjatë fushatës zgjedhore, duke theksuar se strategjia e Lëvizjes Vetëvendosje (LVV) duket se ka filluar të japë rezultate. Sipas tij, provokimet e ashpra të LVV-së kanë dështuar më parë për shkak të fokusit të opozitës te programet dhe projektet e tyre.

Por, sipas Muharremit, situata e krijuar në Skënderaj i ka ofruar Albin Kurtit një mundësi të artë për ta përdorur politikisht.

Ai thekson se sa më shumë të flitet për komandantët dhe më pak për projekte dhe të ardhmen, aq më shumë përfiton LVV duke u paraqitur si alternativa kundër një sistemi ku disa komandantë perceptohen si të fortë dhe mbi ligjin.

Muharremi vlerëson gjithashtu se kjo situatë mund të ketë favorizuar edhe Lidhjen Demokratike të Kosovës (LDK), e cila shihet si një kontrast pozitiv në përballjen mes LVV-së dhe krahut të luftës. /Kosova.info/


Go to TOP