Abdixhiku: Takimi i parë në Rekë të Keqe, Gjakovë – ringritja e LDK-së po jehon në çdo cep
Lideri i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku, ka zhvilluar takimin e parë në fshatin Rekë e Keqe të Gjakovës duke shpërndarë vizionin e tij për zhvillimin ekonomik dhe ndërtimin e një të ardhmeje më të mirë për Kosovën.
Në këtë tubim, Abdixhiku theksoi ringritjen historike të partisë, duke vlerësuar mbështetjen e madhe që LDK po merr gjithandej vendit. Ai përmendi rëndësinë e fshatit Rekë e Keqe, duke e quajtur një vend me njerëz të ndershëm dhe punëtorë që kontribuojnë për zhvillimin e komunitetit.
“Ndryshimin e bëjmë bashkë,” deklaroi Abdixhiku duke falënderuar Shefqet Shehun për organizimin e shkëlqyeshëm të takimit dhe duke përgëzuar kandidatët e kësaj zone, Shefqet Shehu, Zef Morina, Sevdije Lama, Valon Bellanica dhe Muharrem Kurti, për përkushtimin dhe vizionin e tyre.
Kjo vizitë përbën një hap të rëndësishëm në mobilizimin e LDK-së për zgjedhjet e ardhshme duke treguar angazhimin e saj për një zhvillim gjithëpërfshirës dhe përmirësimin e kushteve për çdo familje kosovare. /Kosova.info/
