Komandanti i FSK-së mirëpret komisioneren parlamentare për të diskutuar zhvillimin dhe sfidat e FSK-së

Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK), Gjenerallejtënant Bashkim Jashari, priti në takim Komisioneren parlamentare për FSK-në, Znj. Remzije Zeqiraj.

Gjatë takimit, Gjeneral Jashari dhe Znj. Zeqiraj diskutuan për të arriturat, sfidat dhe planet për zhvillimin e mëtejshëm të Forcës së Sigurisë së Kosovës. Fokus i veçantë iu kushtua përmirësimit të kushteve për pjesëtarët e FSK-së dhe avancimit të projekteve strategjike në shërbim të forcimit të kapaciteteve të mbrojtjes.

Gjenerallejtënant Jashari shprehu falënderime për kontributin e pandërprerë të Znj. Zeqiraj në mbështetje të FSK-së, duke theksuar rëndësinë e bashkëpunimit të ngushtë mes institucioneve parlamentare dhe Forcës.

Në përfundim të takimit, të dy palët u zotuan për thellimin e bashkëpunimit reciprok, me qëllim mbrojtjen e të drejtave dhe lirive të personelit të FSK-së dhe rritjen e standardeve profesionale të kësaj force jetike për sigurinë e Kosovës. /Kosova.info/


Go to TOP