Abdixhiku prezanton projektet madhore për Gjilanin dhe vazhdojnë tubimet masive të LDK-së
Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku, vizitoi sot nëndegën ‘Kodra e Dëshmorëve’ në Gjilan, ku u mbajt një takim madhështor i cili shënoi prezantimin e projekteve kryesore për këtë komunë.
Në një atmosferë frymëzuese, Abdixhiku shpalosi vizionin e LDK-së për Gjilanin, duke përfshirë:
Ndërtimin e një stadiumi modern të futbollit.
Përfundimin e Autostradës së Anamoravës.
Investimin për zgjerimin dhe përmirësimin e pikës kufitare në Dheu i Bardhë.
Implementimin e mësimit tërë ditor në shkolla.
Investimin prej 10 milionë eurosh në Spitalin Rajonal të Gjilanit, duke e transformuar atë në një qendër të ekselencës shëndetësore.
Pas përfundimit të këtij takimi, Abdixhiku njoftoi se fushata e tij do të vazhdojë në degën 2 në Prishtinë, ndërsa mbrëmja do të kurorëzohet me një tubim entuziast në Batllavë, Podujevë.
“Frymë e madhe gjithandej,” deklaroi Abdixhiku duke falënderuar kandidatët dhe të gjithë të angazhuarit në fushatë për përkushtimin e tyre.
Fushata e LDK-së po intensifikohet ndërsa partia shënon unitet dhe mobilizim për zgjedhjet e ardhshme. /Kosova.info/
